NE KOMBINAT, GURGULLON HISTORIA DHE JETA!

Ne Kombinat, pallatet me stil arkitekturor sovjetik, perbejne nje KURORE URBANISTIKE. Konceptimi dhe organizimi urbanistik i kesaj kurore tregoi pergjate viteve, dhe i “vuri vulen” Kombinatit ne 2 pikepamje:

  • Kurora percaktoi kufijte, haptesiren, shtrirjen, frymemarrjen, perspektiven e Kombinatit-Qyteze;
  • Kurora arriti ti beje balle edhe barbarizmit ne ndertim te ketyre 3 dekadave si dhe te “absorboje” edhe modifikimet tona ala-shqiptarce!!

Po!

  • Ne Kombinat, njeriu ende arrin te marre fryme!
  • Ne Kombinat, romantiku ka ende “luksin” te shijoje lindjen dhe perendimin e diellit! Te numeroje yjet ne darke! Te shohe qe nga ballkoni kodrinat perreth!
  • Ne Kombinat, femijet ende kane ca haptesira ku mund te luajne.
  • Ne Kombinat pleqte kane “bulevardin” e tyre me stola dhe gjelberim per te luajtur domino apo letra!
  • Ne Kombinat, tifozet e sportit i kane rradhe kafenete njera-pas-tjetres per te pare ndeshje, vec te zgjedhin se ku!
  • Ne Kombinat, te rinjve te dashuruar ju kane mbetur ende goxha “kthina” apo “skuta” per te cucuritur ose puthur intimshem dhe fshehurazi “syve te botes”;
  • Ne Kombinat, te apasionuarit pas vrapit, kane ende “pistat” e tyre natyrore dhe plot gjelberim te vrapimit;
  • Ne Kombinat, pikniku neper kodra nuk eshte as “sport elitar”, as privilegj i dissave – ne Kombinat pikniku neper kodra eshte nje nder trashegimite me natyrale te zones qe e provoi patjetersueshmerine e vet edhe ne ditet me te zeza te ndalim-qarkullimit te COVID-19; kur Kombinatasit, mungesen e lirise per te dale ne rruge e kompensuan me lirine e ngjitjes dhe ecjes pergjate kurores fantastike te kodrave te Kombinatti!!

Pra, ne Kombinatin, me ate pamje te lodhur dhe ndertesa te rregjuara, ka jete! Ka gjalleri! Ka vitalitet!

Jetohet mes zakoneve te vjetra e te reja; mes Kombinatasve te vjeter apo te rinj; mes nevojave te perditshme jetesore dhe deshirave qe ziejne me forcen e nje vullkani; jetohet mes trashegimise te se shkuares dhe anonimatit te se ardhmes.

Ndaj te thuash “Te prishen Pallatet!” eshte kollaj! Çeshtja eshte ama, çfare po prish?

  • Po prish vetem ca ndertesa?
  • Apo po prish vete fibren dhe tonusin e jetes se Kombinatit?

Pallatet me stil arkitekturor dhe urbanistik sovjetik nuk jane thjesht vetem “ca pallate”!

Jane nje jete e tere! Jane pallate qe mbajne brenda vetes, dhe mund te deshmojne sot, histori:

  • Si u ndertuan?
  • Kush ishin banoret e pare te tyre?
  • Perse u bene diku 2 kateshe e ne vende te tjera 3 dhe 4 kateshe?

Fotoja me rruget qe postova dje nuk eshte thjesht nje leter me zhgarravina demrash dhe katroresh.

Rruget dhe ndertesat qe gjenden fizikisht brenda atyre katroreve mund te tregojne sot goxha historira!!

Per kete arsye, Kombinatasit duhet ti thone autokrati shkaterrimtar Edi Rama se kurora e pallateve te stillit dhe arkitektures sovjetike nuk eshte thjesht nje garrumbull “ndertesash te qelbura sovjetike” qe duhen prishur por eshte nje histori pune dhe perpjekje qe fle aty mes tullave te kuqe te pallateve, nen pullazet e cative te pjerrta, ne magjine e harkatave dhe sperdredhjeve qe zbukurojne ato ndertesa!

Thuajini pra Edi Rames se plani I tij per te shembur pallatet e qelbura sovjetike nuk shkaterron thejsht ca pallate!! Ai plan, varros nje histori 70 vjecare!!

Thuajini pra Edi Rames, se asnje histori e tij arkitekture dhe urbanistike moderne nuk e konkurron dot, le me ta zevendesoje, historine qe tashme eshte shkruar, ngulitur, e skalitur jo vetem ne jeten e pallateve por edhe te gjeneratave te tera njerzish qe u linden dhe u rriten duke shkelur me kembe cdo pellembe te Kombinatit; qe punuan, dashuruan, krijuan familje, dhe dhane frymen e tyre te fundit, ja aty mes atyre pallateve te qelbura sovjetike. Qe sa me te vjetra behen, aq me te pazevendesueshme behen ne memoren dhe orientimin kohor, estetik, arkitekturot, urbanistik, shpirteror dhe fizik te njeriut!

Kjo pra eshte esenca e trashegimise historiko-kulturore te Kombinatit!

Nese kaq nuk mjafton per ta mbrojtur, azgje nuk do te mjaftoje!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *