KOMBINATI DHE KESHILLI BASHKIAK I TIRANES

Para ca ditësh postova listën e 61 antarëve të Këshillit Bashkiak! I pyeta Kombinatasit a njihni ndonjë prej tyre. Rezultati?

1-NGA VIZITORËT QË U FUTËN, 60% E TYRE NUK IU PËRGJIGJËN PYETJES.

Fakti që në 10 veta, 6 prej tyre nuk dhanë përgjigje, tregon se Kombinatasit mund të kenë probleme me kuptimin e rëndësisë dhe rolit të Këshillit Bashkiak! Me rëndësinë që ka kujt ja jep votën! Me faktin që antarët e KB supozohet të përfaqësojnë dhe marrin vendime më favor të qytetarëve dhe interesave të tyre.

Problemi me kete gje?

Ka formen e pyetje: Sa të ndjeshëm do të jenë Kombinatasit ndaj Listës së Antarëve për KB për zgjedhjet e 14 Majit?

2-NGA ATA QË U PËRGJIGJËN, 40% JETOJNË NË SHQIPËRI, 60% JETOJNË JASHTË.

Kjo tregon se Kombinatasit që jetojnë jashtë Shqipërie duket se janë më të “ndërgjegjshëm” për rëndësinë dhe rolin e KB dhe antarëve që zgjidhen aty sesa Kombinatasit që jetojnë këtu në Kombinat.

Problemi me kete gje?

Nëse Kombinatasit që jetojnë jashtë nuk vijnë në Shqipëri të votojnë, ose, nuk ju jepet mundësia të votojnë në shtetin ku jetojnë, atëhere ai 40% I Kombinatasve që e kuptojnë rëndësinë dhe rolin e KB, mund të mos mjaftojnë për të arritur ndryshimin në 14 Maj ne drejtuesit dhe vendim-marresit e Bashkise se Tiranes!

3-NGA ATA QË NUK IU PËRGJIGJËN PYETJES, 70% JETOJNË NË SHQIPËRI, 30% JETOJNË JASHTË.

Fakti që 70% e Kombinatasve që nuk kanë një kuptim të qartë për rëndësinë dhe rolin e KB jetojnë në Kombinat, i shkon akoma edhe më shumë për shtat Rilindjes Rama-Veliaj. Te cilet i duan votuesit te jene njerez qe të mos ju mendojë koka fare, të mos iu kërkojnë llogari antareve të KB që ata zgjedhin, dhe ta japin votën qesim!

Problemi me kete gje?

Nëse Kombinatasit nuk arrijnë të kuptojnë që KBT, antarët e zgjedhur aty me votën e tyre 3 vjet më parë, janë një nga burimet e së keqes që ju ndodhi me tërmetin dhe shkatërrimin e pallateve të tyre, nga kjo gjë përfitojnë vetëm Rama-Veliaj! Të dy këta, urojnë që në 14 Maj, numri Kombinatasve votues “të paditur” të ishte më i madh se ai i Kombinatasve të “ditur”. Bile këta të fundit, mundësisht të mos votonin fare por ose të rrinin mbyllur në shtëpi, ose të bënin sehir për zgjedhje që nga shteti ku jetojnë!

PSE KA RËNDËSI NJOHJA NGA KOMBINATASIT E RËNDËSISË DHE ROLIT TË KËSHILLIT BASHKIAK???

Së pari, sepse VELIAJ, ku ka prishur pallatet dhe bizneset, e ka bërë këtë duke u fshehur pas vendimeve te Këshillit Bashkiak!

Në hetimin parlamentar për inceneratorët, u provua që Veliaj nuk kish pyetur shumë për Vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranë për të mbështetur financiarisht projektin për inceneratorët. Ndonëse Këshilli Bashkiak, si autoritet vendim-marrës, qëndron më lart në hierarki institucionale se Kryetari i Bashkisë.

Në rastin e prishjes së pallateve, Këshilli Bashkiak, në rreth 90 vendime të marra thjesht ka “vulosur” çka dashur Veliaj. Duke u shëndruar në burimin e së keqes për banorët dhe bizneset familjare!

Së dyti, sepse 61 antarët e KËSHILLIT BASHKIAK, ndonëse të zgjedhur nga njerzit, kanë marrë vëndime kundër interesit të banorëve dhe bizneseve.

KBT mori vendime të cilat:

  • u bazuan në dëgjesa publike false të orkestruara nga Veliaj
  • legjitimuan prishjen, shkatërrimin, dhe rrëmbimin e pronës në mënyrë të paligjshme. Deri tani në Kombinat janë prishur 25 pallate. Që do të thotë se KBT me VKB e veta ju ka marrë pronën të paktën 500 familjeve dhe ka shkatërruar të paktën 100 biznese familarë të vegjël apo të mesëm.
  • shkelën të drejtat e qytetarit. VKB-të në disa raste janë ekzekutuar pa marrë parasysh Ligjin 22/2018 “Për strehimin Social”, parashikimet në VKM Nr. 361, datë 29.05.2019 “Për strehimin Social” apo akte nënligjore në zbatim të tij.
  • ishin të paligjshme. Gjykata i nxorri të paligjshme dhe anulloi VKB-të e marra në 28.09.2020 në rastet e 7 Pallateve në Kombinat -P21, P141, P145, P146, P153, P157, P159

Së treti, sepse këta 61 antarë, kanë shpërdoruar paratë tona.

Shumë Kombinatas i “gëzohen” bonusit të famshëm dhe as që ju shkon në mëndje që ato para Veliaj nuk i nxjerr nga xhepi i vet por nga taksat që vjel. 61 antarët e KBT, me legjitimimin e shkatërrimit të pronës në mënyrë të paligjshme kanë ekspozuar buxhetin e shtetit ndaj kostove shtesë për shkak të dëmshpërblimeve që gjykata ka dhënë për qytetarët.

Rasti i Kishës tek Pallati i shembur 153 eshte shembulli me konkret. Kisha paditi Bashkinë e Tiranës në gjykatë për prishje të parregullt dhe Gjykata i akordoi Kishës dëmshpërblim për shkak të shpronësimit de facto nga Bashkia pa ndjekur procedurat. Ky vendim vlen për të gjithë pronarët e apartamenteve dhe bizneseve të Pallatit 153, që të shkojnë në gjykatë dhe kërkojnë dëmshpërblim!

Per ta mbyllur:

Kombinatasit duhet te ndergjegjesohen se trajtimi qe Rama-Veliaj i kane bere banoreve dhe biznesit familja ne Kombinat, ka pergjegjes me emer dhe mbiemer. Dhe po ashtu, pervec luftes JURIDIKE dhe fitores ne Gjykate, e keqja mund te ndeshkohet POLITIKISHT me vote ne 14 Maj!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *