Sot nuk kemi nje shifer te sakte te njerzve qe jane gati te shperngulen tek TEC-Poligoni.
Por mund te flitet per 5 kategori Kombinatasish te prekur nga termeti dhe plani Rama-Veliaj
GRUPI 1 – KOMBINATASIT QE DOREZUAN PRONEN.
Ky grup, sado i madh te jete, nuk eshte aq i madh saç propagandon Rama-Veliaj. Apo edhe sa mund te mendojne njerzit ne Kombinat. Ky grup mbledh brenda vetes Kombinatas-rilindas, Kombinatas-te paditur dhe palexuar, qe nenshkruan dorezimin e prones pa piken e respektit per veten dhe pronen, pa lexuar nje rresht nga tufa e 300 Akteve dhe VKM-ve qe ka nxjerre Rama per termetin qe nga 2019, dhe me mendesine “partia-para-familjes-prones”!
Rama-Veliaj kane trumbetuar se ky grup eshte perfitues; se ajo qe ka ndodhur me ta eshte thjesht “KEMBIM I PRONES”. Kushdo qe beson genjeshtrat e Rames dhe Veliaj dhe mendon se ky grup qe dorezoi pronen dhe te drejtat e veta, do te perfitoje “me shume” se Kombinatasit e tjere, mjafton te mbaje parasysh keto gjera:
Se pari, Ky tip Kombinatasi i termetit, HOQI DORE NGA PRONA NE ZEMER TE KOMBINATIT, PER TE “MARRE PRONE” TEK TEC-POLIGONI!
Thene ndryshe: hoqi dore nga te jetuarit ne zemren e Kombinatit, te ciles ju desh 50 vite te urbanizohej, dhe “pranoi” te shkoje te banoje tek TEC-Poligoni, nje zone totalisht e pazhvilluar urbanistikisht. Qe per te ardhur ne nivelin e zhvillimit dhe rregullsise urbanistike te Kombinatit do te doje te pakte 15-20 vite!
Pra ku eshte fitimi ketu?? Te lesh zemren e Kombinatiit dhe te shkosh ne baltovinerat e TEC-Poligonit? Ketij tipi Kombinatasi I shkon per shtat tamam ajo shprehja popullore: “Le darken (shtepine) te shtruar ne tavoline (Kombinat) dhe shkon ta kerkoje ne pyll (TEC-Poligoni)!
Se dyti, Ky tip Kombinatasi, HOQI DORE NGA APARTAMENTI 90 METRA KATRORE, PER TE MARRE NJE APARTAMENT SOCIAL 60 METRA KATRORE.
Thene ndryshe: ne apartametin e ri humbet 30 metra katrore. Do te ndodhe keshtu, sepse “KEMBIMI I PRONES” vlen vetem per TRUALLIN, nuk vlen per APARTAMENTIN. Rindertimi eshte program social. Pra nuk je ti qe vendos per veten tende por jane Rama-Veliaj qe vendosin per ty, pronen “tende”, dhe metrat e tua katrore!!
Pra, ku eshte fitimi ketu? Nuk eshte as tek kembimi I truallit, as tek siperfaqja e apartamentit!! Sepse ne rastin e apartamentit, 1 aua1d te quhet fitim, kur ti “perfiton” nje apartament me siperfaqe me te vogel??? Qofte ky apartament edhe I ri fringo fare!! Vetem budallenje mund ta quajne “me fitim” kete kembim!! Por edhe ne rastine truallit, prape nuk ka fitim. Sepse kur nje pallat ndertohet, padyshim qe mbi nje truall do ndertohet, nuk ndertohet ne ajer!!! Keshtu qe Rama-Veliaj, me kembimin e truallit 1 aua kane shitur ketyre Kombinatsve “firmoses” jo vetem qe nuk ju kane bere ndonje favor, ne fakt, iu kane rrembyer truallin mu ne bashin e Kombinatit.
Se treti, Ky tip Kombinatasi, HOQI DORE NGA PRONA DHE APARTAMENTI ME VLERE ME TE MADHE TREGU PER TE MARRE NJE TRUALL DHE APARTAMENT ME VLERE ME TE VOGEL TREGU.
Thene ndryshe, humbi vlere ne para!! Ky qenka fitimi ketu??? Sepse pavaresisht pallavrave te Veliaj poshte e lart se “rruga qe ndertova ketu i rrit vleren prones atje”, vlera e nje prone apo apartamenti nuk percaktohet nga llafet e Veliaj por nga interesi i tregut. I cili operon vetem me nje logjike: Sa me shume bleres/kerkese te kete ne treg per nje prone/apartament, aq me e larte eshte vlera e prones/apartamentit; Sa me pak bleres/kerkese te kete ne treg per nje prone/apartament, aq me e ulet eshte vlera e kesaj prone/apartamenti.
Perse, pra, vlera e apartamentit/prones ne baltovinerat, ujrat fekalore, llucerat, aromen kuterbonjese dhe pamjen “romantike” tek TEC-Poligonit do paskerka vlere me te madhe se ajo e prones/apartamentit ne zemren e Kombinatit me rruge te drejta, me dyqane, me ndricim, te asfaltuara, qe lidhen me njera tjetren ne menyre te rregullt?? Sepse thote Veliaj??? Po cfare do thosh Veliaj?? Si do tja mbushte mendjen rilindasve qe nuk po vepronin kunder interesit te tyre por perkundrazi, ne interes te tyre???
Vlera e prones/apartamentit tek TEC-Poligoni nuk ka gjasa te jete me e larte se ajo e prones/apartamentit ne zemer te Kombinatit po te mendosh pastaj, qe gjysma e Kombinatasve rilindas qe kane pranuar te shperngulen tek TEC-Poligoni, nuk pranuan se ua mbushi mendjen Veliaj. Nuk pranuan sepse besojne se prona/apartamenti tek TEC-Poligoni do kete vlere me te larte se ne zemren e Kombinatit. Nuk pranuan sepse ju pelqen TEC-Poligoni. Pranuan sepse ne mendjen e tye kane bere llogarite: “sa ta marr, do ta shes”!! Imagjinoni tani, cfare “vlere” do te kete prona/apartamenti tek TEC-Poligoni, jo vetem prej baltovinerave, llucerave, dhe fekaleve kundermonjese, por edhe prej nje tufe te madh rilindasish qe fill me te marre “celesat ne dore”, ne vend te hyjne ne apartament, vendosin tek ballkoni i apartamentit nje pankarte te madhe ku shkruhet “SHITET”!!!
Ah….. harrova….. vendosja ne ballkonet e pallateve tek TEC-Poligoni e pankartave “SHITET” nuk lejohet nga Rama-Veliaj!! Se hej, ai apartamenti tek TEC-Poligoni eshte eshte i ketij Kombinatasit, edhe nuk eshte!!! Edhe “eshte” “me letra” i ketij tip Kombinatasi, edhe nuk eshte!!! Se program social eshte rindertimi!!! Rama-Veliaj e sjellin dhe vertisin si te duan: programi eshte “social” tek metrat katrore, por jo komercial tek shit-blerja e apartamentit!!!
I ketij Kombinatasi, pra sipas Rama-Veliaj apartamenti “eshte” vetem mnese ky tip Kombinatasi e ngul bythen aty dhe te mos levize fare!!! Aaaaaa, nese Kombinatasi-rilindas do doje te shese apartamentin e Rames dhe Veliaj, atehere patronazhisti/aktivisti do ti trokasin menjehere tek dera e aparatmentit fringo te ri, te dhuruar me parate e taksapaguesve shqiptare dhe do ti thone: cfare??? Do qe te shesesh apartamentin e Fyhrerit tone??? Nuk te pelqeu apartamenti falas??? Dashke ta shesesh??? Hyyyyy!!! Paguaj njehere per apartamentin, pastaj shite po te duash!!!
Keshtuqe per te mbyllur historine me kete grup:
Çdo Kombinatas qe sot mund “tundohet” nga “fati” i papare qe i ka rene per short Kombinatasve te ketij grupi qe dhuruan pronen dhe apartamentin (mire si nuk dhuruan edhe ndonje gje “tjeter”) sugjerimi eshte nje dhe vetem nje: Te pyesin: E ku eshte fitimi i ketij Kombinatasi qe fali pronen, apartamentin, truallin???
Dhe kur te nxirrni pergjigjen, do ta kuptoni:
Keta gjyhnaqare, nuk keni pse ua keni zili fare!!! Po fareeee!!!!!