Grupi 2 – KOMBINATASIT E HUMBES DHE JOPERFITUES NGA RINDERTIMI.

Ky grup eshte i madh, divers. Por perfaqeson humbesin me te madh nga programi social i rindertimit te Rames. Sepse ne baze te Aktit Normativ Nr. 8, mbetet “me gisht ne goje”. Ky grup perfshin brenda vetes Kombinatas te statuseve te ndryshem sociale.

1-KOMBINATASIT ME BIZNESE NE PALLATET E SHEMBURA

Ky tip Kombinatasi mund te mos jete i madh ne numer. Nese per 25 pallate te prishura merret nje mesatare prej 4 biznese te vogla familjare per pallat, numri i Kombinatasve-Biznese nuk i kalon 100 veta. Keta Kombinatas jane te humbur ne kuptimin me te plote te fjales! Duke e shpallur rindertimin “Program Social” rama, ketyre Kombinatasve ju ka thene “nuk kam asnje detyrim ndaj ju per tju pajisur me ambjent biznesi ne pallatet e reja”. Kam detyrim vetem per banoret e pallatit. Per ju, nuk kam cfare tju bej sepse ambjentin ku ti kishe biznesin ta prishi termeti, jo une!!

Rasti ilustrues eshte ai i Lulzim Vladit tek Pallati 159, mu tek posta. I vetmi pronar biznesi qe vajti ne Gjykate dhe sot, pallati ku gjendet biznesi i tij eshte nje nder pallatet qe ka fituar ne Gjykate. Dhe kjo eshte arsyeja perse ashtu shkalle-sharruar sic eshte, me nje mal intertesh, ai pallat NUK SHEMBET.

Problemi me kete lloj Kombinatasi eshte qe shumica e tyre, nuk shkuan ne Gjykate si Lulzim Vladi por e lane veten e tyre ti shkaterronte Rama-Veliaj. Edhe sot e kesaj dite, ky grup Kombinatasi eshte me pasivi. Heshti ne vend qe permes GMK te grupohej dhe luftonte per te drejten e tyre.

Ky pasivitet e ka nje shpjegim.

E ka shpjegimin tek fakti qe ky grup permban brenda vetes edhe individe me mendjen me te cuditshme, me logjiken me karagjoze, dhe me injorancen me te spikatur. Qe do ta linte me goje hapur cdo njeri qe ka nje mendje normale, qe e ka vene pronen me djersen e ballit, dhe qe mban ne kembe duke u lodhur nga mengjezi deri ne darke.

Ne rastin e Pallatit 153, Vendimi i Gjykates ne favor te Fondacionit Kishtar, dhe demshperblimi qe akordoi per Fondacionin, per shkak te shkaterrimit te padrejte te prones, mund te kishte sherbyer si nje precedent per te trokitur ne gjykate dhe kerkuar te drejten tende, demshperblimin tend, jo vetem per bizneset dhe banoret e Pallatit 153, por edhe per shume Kombinatas me biznese nga pallatet e tjere.

Ne fakt, cfare ka ndodhur???

Nje hic i madh ka ndodhur!!! C’domethene “hic”? Do te thote qe ata, duke mos luajtur gishtin fare, faktikisht ia kane lene afrofe pronen e tyre Rames!!! Ose, vazhdojne te “shpresojne” qe “Rama-Veliaj do na jape ambjente ne palate te reja”!!!

2-KOMBINATAS QE KANE PRONE TE DYTE

Sado te jete numri i ketij tipi Kombinatasi, nuk ka nje shifer te sakte. Por e sakte eshte percaktimi i Rames: “a ke prone te dyte? Nuk perfiton apartament nga program social”! Pra, edhe keta jane humbesit e medhenj nga programi i rindertimit i Rames dhe Veliaj.

Shume nga Kombinatasit e ketij grupi apartamentet e tyre ne pallatet e shembura i kishin dhene me qira – disa per familje, dhe disa per biznese. Pra, benin “fitim” nga dhenia me qira e apartamentit. Vete kane qene shperngulur prej kohesh dhe jetonin ne vend tjeter.

Ne momentin qe u shpall rindertimi, ky lloj Kombinatasi “ferkoi” duart nga kenaqesia. Tha me vete: “e kisha apartament te vjeter, do marr nje apartament te ri, qyl”. Ajo qe nuk llogariti ishte vendimi i Rames per ti perjashtuar nga program I rindertimit. Pra: edhe nese ke patur apartament ne pallatin e demtuar nga termeti dhe te prishur, per shkak se ke nje prone te dyte, ti nuk perfiton apartament.

Kombinatasi i ketij grupi, ka qene me pak i disponueshmi per tu ngritur kunder Rames. Sepse eshte udhehequr nga mendesia e qylaxhiut dhe shprehjes “qingji i urte pi dy nena, i serti asnje”. Tragjikomedia e ketij tipi Kombinatas eshte se nuk kupton qe per pronen e vet, duhet te luftoje vete!! Hapur!! Ballasi!! Ne vend te beje kete, ka Kombinatas te ketij grupi qe “luajne me dy porta”, sipas mendesise “mishit e piqet helli te mos digjet”!!

Ne 14 Maj, nuk do te cuditesha fare qe individe nga ky grup te votonin prape per Veliaj. Dhe ne zgjedhjet e pergjithshme te votonin prape per Ramen!! Sepse kjo ndodh kur pronen e dyte, apo te trete, apo te katert, dhe vete egzistencen tende, i konsideron “dhurate” te partise, apo meshires se pushtetarit te rradhes qe sot kane emrin Rama-Veliaj.

3-KOMBINATASIT-EMIGRANTE

Ky eshte tipi i Kombinatasit qe eshte humbesi tjeter i programit te rindertimit per shkak te “krimit” te qenies emigrant!!! Nuk eshte grup I vogel ne numer! Eshte I konsiderueshem por nuk ndihet sepse nuk jane fizikisht present ketu. I vetmi “meter mates” i madhesise se ketij grupi jane vizitoret e faqes se GMK. Ku numri i Kombinatasve-emigrante qe vizitojne faqen e GMK, komentojne, dhe shprehin pakenaqesine, edhe shume i madh dhe perfshin Kombinatas qe kane emigruar ne USA, Angli, France, Itali, Spanje, Gjermani, Greqi, Belgjike, apo edhe vende te tjera.

Kombinatasi emigrant pronen e vet, apartament apo biznes, ose i ka dhene me qira, ose i ka bosh per ti perdorur vete kur vjen ne Shqiperi, ose ua ka lene ne perdorim njerzve te vet te afert. Pavaresisht se ne cilen forme ata e kane “menaxhuar” pronen e tyre, ne pallatet e shembura ata dalin humbes per nje arsye “te vockel” – nuk figurojne ne listen e perfituesve nga program. Perse keshtu??

  • Se pari, Kombinatasit-emigrante, kur u zhvillua “raundi i pare”, pra raundi ku njerzit shkuan tek Minibashkia dhe u rregjistruan ne database-in e madh qe krijoi Rama-Veliaj, duke mos qene prezent, fizikisht ne Shqiperi, nuk kishin se si te rregjistroheshin. Per pasoje, ata nuk kishin se si te figuronin as ne listat e familjeve qe perfitonin bonus qiraje!!!
  • Se dyti, Kombinatasit-Emigrante, duke mos qene fizikisht ne Shqiperi, nuk bene as “plotesimin e dosjes” qe ju kerkua Kombinatasve ne “raundin e dyte”, as shkuan as tek noteri te hiqnin dore prej truallit, prones, apartament apo biznes, qe ndodhi ne “raundin e trete”.

Keshtuqe si do te konsideroheshin “perfitues” Kombinatasit-Emigrante kur ata, me apo jo per faj te tyre, nuk figuruan ne database dhe dokumentacionin e asnjeres prej raundeve???

Ne Aktin Normativ Nr. 8, Rama nuk I permend emigrantet ne menyre eksplicite, dmth, te shprehet ne menyre te qarte cfare do ndodhte me emigrantet. Por, Kombinatasit emigrante nuk perfitojne nga program i rindertimit per dy klecka” te vogla: 1) meqe nuk figurojne gjekundi, dhe 2) meqe jetojne jashte, aty ku jetojne, kane nje cati mbi koke, dhe disa madje mund te kene edhe prone “te dyte”.

Grupi i Kombinatasve-Emigrante eshte nje numer i madh. Ne shumicen e pallateve te shembura, numri I apartamenteve qe jane ne pronesi te Kombinatasve-emigrante varion nga minimalisht 10% deri ne 50% te apartamenteve te nje pallati. Sic e kam thene edhe ne nje shkrim te meparshem ne vitin 2022, ku eshte ilustruar me shifra fakti qe Rama-Veliaj po vjedhin pronen ne Kombinat, fakti qe pallatet kane patur nje numer te larte familjesh emigrante ka bere qe numri i familjeve-pronare te mbetura ne pallat qe Rama-Veliaj do tju duhej tju ndertonin apartament, te ulej ne menyre sinjifikante. Dhe kjo “mungese ne teftere” e Kombinatasve-emigrante, jo vetem ulte koston e rindertimit dhe shpernguljes por edhe rriste leverdine e “clirimit” te truallit mu ne zemer te Kombinatit nga banoret e ligjshem pronare!

Grupi i Kombinatasve-Emigrante mbetet me i ekspozuari dhe me i “demtuari” nga historia e rindertimit per disa arsye.

  • Se pari, ngaqe jane larg. Dihet: Kur je fizikisht present e ke me kollaj ta mbrosh te drejten tende se kur nuk je. Kjo ja ka bere me te lehte Rames dhe Veliajt tju vene vizen Kombinatasve-Emigrante.
  • Se dyti, pamundesia e ardhjes. Nuk eshte e lehte per nje emigrant te vije ne Shqiperi per te mbrojtur pronen e vet. Kushton rruga. Njerzit punojne. Nuk eshte se e kane ne doren e tyre “lejen” per te ikur nga puna me dite te tera. Pra, Kombinatasit-emigrante, aty ku jetojne, kane “rregjimin e tyre ditor” te punes, te te berit te gjerave. Qe nuk eshte e kollajte te “prishet”. Kjo ja ka bere me te lehte Rames te mos caje koken se mos I del ndonje andrralle nga Kombinatasit-emigrante.
  • Se treti, mungesa ne votime. Kombinatasit-emigrante nuk vijne te votojne. Si gjtihe emigrantet ne pergjithesi. Pikerisht prej mos-qenies e lehte e te ardhurit ne Shqiperi. Sepse te ardhurit ne Shqiperi nuk eshte sikur po ja hypen autobusit Kombinat-Banke.

Kombinatasit-emigrante jane shendrruar ne nje ze I forte kritik ndaj qeverisjes se Rames dhe trajtimit qe Rama-Veliaj i ka bere Kombinatit. Por fakti qe Kombinatasit-Emigrante nuk kane votuar dhe nuk duket se do mund te vijen te votojne edhe ne 14 Maj, i ben Rama-Veliaj te mos I kene frike ata. “Le te llomotisin e shfryjne sa te duan kunder nesh ne rrjetet sociale. Sa kohe qe nuk vijne ne Shqiperi te votojne kunder nesh, pra, sakohe qe nuk na rrezikojne rezultatin perfundimtar, le te lehin sa te duan! Nuk na prish pune!!! Kjo eshte edhe arsyeja perse emigrantet ne pergjithesi, edhe Kombinatasit-Emigrante ne vecanti, nuk do tju krijohet mundesia te votojne ne vendet ku ata jane. Nuk i intereson as Rames, as Veliajt. Te cilet edhe keshtu, pa emigrantet, dhe i kane kuotat e perkrahjes ne pikiate.

4-KOMBINATASIT QE JANE TRASHEGIMTARE INDIREKT APO POTENCIALE

Edhe ky ti Kombinatasi, bijte apo bijat e prinderve-pronare, jane humbesit e medhenj pikerisht ngaqe Rama i ka perjashtuar me marifet nga perfitimi.

Ne 2022 ne faqen e GMK eshte postuar “Vija e Kuqe e Kombinatit”. Postimi bente fjale per veprimin arbitrar te Rames me Zonen Kadastrale 8230 qe perfshin Kombinatin. Me nje vendim arbitrar Rama ka bllokuar kryerjen e veprimeve per pronat dhe apartamentet per Kombinatin meqe e ka shpallur “zone te zhvillimit te detyruar urban” – fjala burokratike per Kombin-Artin e famshem te Rames.

Ne kete mesele, ata qe e hane, jane trashegimtaret e Kombinatasve qe kane punuar dhe kane qene banore per dekada te tera ne Kombinat. Sepse jo te gjithe Kombinatasit e dinin qe ne 2019 do binte nje termet, do dilte nje Rame, dhe ata duhej ti kishin “letrat ne rregull”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *