Sot Gjykata Administrative e Tiranës dha vendim në favor të Lulzim Vladit, në padinë e tij kundër Bashkisë së Tiranës për Pallatin 159!!!!
Gjyqtari Eriol Roshi, i cili është edhe Kryetari i Gjykatës Administrative, në përfundim të shqyrtimit të fakteve, vendosi dy gjëra:
- të pranojë TË PLOTË padinë e bërë nga Lulzim Vladi kundër Bashkisë së Tiranës, dhe,
- të SHFUQIZOJË të gjithë Aktet dhe Vendimet e marra nga Bashkia e Tiranës dhe nga Këshilli Bashkiak i Tiranës!!!
Detajet e këtij vendimi GMK do ti bëjë të ditura sapo të zbardhet vendimi. Por ajo që ka rëndësi këtu për tu thënë janë 2 gjera:
- E para, vendimi i sotëm për Pallatin 159 rrit numrin e pallateve për të cilat Gjykata Administrative ka hedhur poshtë vendimet e Bashkisë së Tiranës dhe Këshillit Bashkiak. Por mbi të gjitha po provon se konkluzionet e ekspertizave të studiove dhe Institutit të Ndërtimit, dhe vetë vendimet e Bashkisë së Tiranës dhe Këshillit Bashkiak, NUK JANË THJESHT NJË GABIM AKSIDENTAL ME NJE PALLAT SPECIFIK por kanë janë provë e një plani që iu kishte paracaktuar fatin pallateve në Kombinat PAVARËSISHT GJËNDJES SË TYRE TË VËRTETË FIZIKO-TEKNIKE!!!
- E dyta, vendimi i sotëm për pallatin 159 është PËRGËNJESHTRIMI dhe DISKREDITIMI më i fuqishëm i KOMUNIKIMIT PUBLIK që Bashkia e Tiranës ka aplikuar në rastin e pallateve në Kombinat. Ishte pikërisht Pallati 159, fati i njërës prej padive të depozituara në gjykatë për këtë pallat, deklarimi në nëtor 2021 nga mediat pro Rama-Veliaj se pallatet në Kombinat humbën në Gjykatë kundër Bashkisë së Tiranës, edhe arsyeja e vetë krijimit të faqes së GMK në fb.
Kombinatas!!!!
Lufta jonë për TË VËRTETËN dhe TË DREJTËN vazhdon!!!!
Ndaj le të bëhemi bashkë kundër TË KEQES që na përplaset me trullosjen përmes GËNJESHTRËS, me pasojat trullosese të PROPAGANDËS, dhe me shijen e hidhur të REALITETIT 3-VJEÇAR!!!!!