ERVIN GOCI BEN THIRRJE PER PROTESTE

Ervin Goci, 06 Shkurt 2022

Bashke me qytetaret e rruges “5 Maji”, ata te Paskuqanit dhe Larapkes, sot ne ora 12.00 para Kryeministrise, duhet te jene dhe qytetaret e Unazes, te Kombinatit, te Shkozes..kudo ku ka terrorizem ndaj prones, jetes dhe territorit.

Ju jeni shtylla kurrizore e shoqerise shqiptare, jeni disa dhjetra mijera.

Nese nuk e perdorni fuqine tuaj, atehere rrini urte dhe binduni.

Mos kerkoni mbeshtetje, nese nuk jeni te gjithe ne shesh, pa ndalim, deri ne dorezimin e shtetit.

Opozita e Komisionit te Rithemelimit, nuk eshte nevoja te beje tifo, por te nxjerre nje platforme politike per barazine sociale e juridike te qytetarit ne raport me shtetin.

Kjo qe po ndodh, duke nxjerre me mijera ne rruge, duke prodhuar drama familjare, duke cenuar statusin ekonomik te pjeses me te gjalle te shoqerise, nuk ka se ç’te jete tjeter veçse cenim i sigurise kombetare.

Dobesimi i popullit tend, eshte sulm ndaj sigurise kombetare, kete e di dhe nje buf.

I bej thirrje e Drejta mbi Qytetin , Grupimi Per Kombinatin , Unaza E Bashkuar , bejini thirrje te gjithe qytetareve qe jane me mijera ne gjendjen tuaj, qe te vijne e te bashkohen.

Merrni ne telefon, çoni perfaqesues qe te takoheni me ta, ndertoni nje perfaqesi per çdo zone.

Jap gjithe mbeshtetjen ç’ka mundem, dhe ju garantoj qe masa e popullsise eshte me ju…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *