Ne date 5 Nentor 2022, pra NESER, ne Kombinat vjen z. Berisha!!!! Vendi i Takimit: BAR-RESTORANT HELIOS!! Ora e Takimit: pasdite, 18:30!!!
Ne kete takim do te marrin pjese edhe perfaqesues te GMK!!! Sigurisht, cdokush qe me fryme dhe mendje e ndjen veten pjestar te GMK, eshte i lire dhe i papenguar te marre pjese!!!
Por, paralelisht me berjen e ketij lajmerimi, dhe konfirmimin e pjesemarrjes se ne kete takim, ne perfaqesuesit e GMK duam te saktesojme qarte dhe shqeto disa gjera.
Se pari, PERFAQESUESIT E GMK DO TE MARRIN PJESE NE KETE TAKIM JO SI ANTARE TE PD-se SE RITHEMELUAR por SI NJE GRUPIM ME INTERESA DHE PRITSHMERI TE QARTA!!!
Logjika e pjesemarrjes sone ne takim eshte e thjeshte:
GMK eshte e hapur te degjoje, cilindo politikan apo force politike qe tregon ndjeshmeri jo vetem ndaj gjendjes dhe problemeve te krijuara nga Rama-Veliaj prej termetit ne Kombinat, por para se gjithash, qe zotohet te respektoje te drejten e prones, vendbanimit, procesit te drejte!!
Kohe me pare, perfaqesues te GMK moren pjese ne nje takim qe z. Ilir Meta zhvilloi ne Kombinat po tek Helios. Ne ate takim, ne shkuam me te njejten logjike: Jemi te hapur te degjojme kedo qe ka dicka per te thene per Kombinatasit.
Pjesemarrja jone ne takimin me z. Berisha ka rendesi edhe per nje arsye tjeter.
Dje, ne Opinionin e Fevziut, asnje nga 3 kandidatet brenda PD nuk permendi asnjehere ceshtjen e Kombinatit!! Kur konflikti i ketyre 4 vjeteve mes Kombinatasve dhe Qeverise Rama-Veliaj, nuk eshte thjesht nje histori pallatesh te prishura, por eshte nje konflikt qe ne tavoline ka hedhur elemente baze te Kushtetutes sic jane ato te te drejtes se prones, veendbanimit, dhe procesit te drejte!!!
Me mos-permendjen as edhe nje here te ceshtjes se Kombinatit, te 3 kandidatet treguan se kane, dhe nese do vazhdojne po keshtu, do te kene probleme serioze ne komunikimin e tyre me Kombinatasit. Neqoftese ata do ti mendojne, dhe trajtojne Kombinatasit, si budallenj dhe te varfer, pra, me te njejten mendesi qe na ka trajtuar Rama-Veliaj, LE TE GUXOJNE – CDO TE MBJELLIN, DO TE KORRIN!!!
Deri me sot, e vetmja “permendje” e historise se Kombinatit kane qene ca deklarata publike te Belind Kellicit, qe pergjithesisht kane qene te marra direkt nga faqja e GMK. Kaq pra ka qene investimi nga PD e rithemeluar ne Kombinat (se PD-ja “klasike” as qe e di fare ne egziston apo jo Kombinati si zone, le me pastaj si probleme)
Ne kete kuptim, pra, pjesemarrja e GMK ne takimin me z. Berisha udhehiqet nga interesi per te mesuar sa “familjar” eshte Z. Berisha me historine e Kombinatit dhe cilat jane pozicionet qe PD-ja e rithemeluar ka ne raport me Kombinatin.
Dhe shpresoj qe z. Berisha te jete sa me “bindes” se per PD e rithemeluar dhe kanddiatet e saj Kombinati dhe GMK nuk jane thjesht nje presje ne fjaline e fundit te librit “Zgjedhje 2023” por nje subjekt per tu marre seriozisht!
Se dyti, GMK DO MARRE PJESE NE TAKIM JO THJESHT PER TE DEGJUAR CFARE DO TE THOTE Z. BERISHA por para se gjithash, PER TE SHPREHUR KERKESAT DHE PRITSHMERITE TONA!!!
Kushto qe mendon se GMK, dhe cdo vote qe ky grupim ka nga prapa, mund te merren per te mireqena, ne ju themi qe e kane gabim!!! Dhe po ashtu, nuk ua keshillojme qe te na vene ne prove!!!
GMK do shkoje ne takim jo vetem per te degjuar, por edhe per te kerkuar:
- qe kombinatasit, komuniteti, hallet, dhe interesat e tyre te perfaqesohen ne strukturat vendim-marrese (antar te Keshill Bashkiak i Tiranes) dhe strukturat administrative (Njesia Administrative e Kombinatit);
- qe perfaqesimi qofte ne Keshillin Bashkiak, qofte ne Njesine Administrative te jete jo me individe nga jashte Kombinatit! Qe nuk kane lidhje me Kombinatin; qe katapultohen ne Kombinat; qe marrin vota dhe pastaj as nuk ia shohin deren Kombinatit e as nuk ua ndjen fare per hallet e Kombinatasve!! Pra, kerkesa dhe pritshmeria jone eshte qe Kombinati te perfaqesohet ne Keshillin Bashkiak dhe Njesine Adminsitrative te Kombinatit me Kombinatas 100 karatesh!!!
- qe PD e rithemeluar te precizoje qysh tani, jo vetem listen e kandidateve per Kryetar Bashkie por edhe listen e kandidateve potenciale per Keshilltare ne Keshillin Bashkiak dhe Kryetare te Njesive Adminsitrative!!!
Sic e shikoni, GMK do shkoje ne takimin me z. Berisha, jo per te qene “sfond mediatik”!! Shkon jo per te “mbushur” karriget!!!! Do shkojme per te realizuar nje BASHKEBISEDIM SA ME KONSTRUKTIV DHE ME KERKESA KONKRETE ANGAZHIMI!!!
Shihemi pra atje, tek Heliosi, neser ne 5 Nentor, ne ora 18:30!!!!!