Sot ne Kombinat ka shume banore anti-Veliaj!
Qe nuk duan ta shohin me Veliajn Kryetar te Bashkise se Tiranes!
Qe ne preferencat e tyre partiake jane jo vetem Kombinatas “te djathte” apo te LSI-se se dikurshme, por edhe Kombinatas qe deri ne kane votuar majtas!
Meqe shume prej tyre jane vizitore te rregullt te faqes se GMK ne facebook;
meqe “deshira” e perbashket e tyre eshte te mos e shohin me Veliajn kryetar Bashkie;
dhe meqe jemi vetem 7 dite larg dites se votimit,
do te doja tju kujtoja disa gjera.
1-A DONI NDRYSHIM TE PERSONIT NE KRYE TE BASHKISE SE TIRANES?
- Ne demokraci dhe qeverisjen demokratike, ndryshimi i pushtetarit te zgjedhur me vota ndodh vetem nese KANDIDATI KUNDERSHTAR mbledh ne fund te votimit 50% + 1 te votave.
- Pra Erjon Veliaj shkulet nga karrigia e Kryetarit te Bashkise nese nje nga kundershtaret e tij fiton qofte edhe 1 VOTE ME SHUME SE VELIAJ!!!
2-SI ARRIN KANDIDATI ANTI-VELIAJ 50%+1 TE VOTAVE??
- Rezultati 50% + 1 arrihet vetem duke perqendruar, dhe dhene voten, kandidatit qe mbeshtetet nga numri me i madh I votuesve;
- Rezultati 50%+1 nuk arrihet duke e shperndare voten tek kandidatet e tjere;
- Ne 14 Maj, nese ti Kombinatasi Anti-Veliaj do e hedhesh votene tende per kandidatet qe qartazi nuk kane numra per te mundur Veliajn, vota jote, edhe pse ti nuk e ke hedhur per Veliaj, çon uje po ne mullirin e Veliaj;
- Shkurt: pavaresisht se ti mund te duash qe te mos ta shohesh prape Veliaj Kryetar Bashkie, nese nuk e hedh voten tende per kandidatin me te forte, vota jote shkon dem; deshira jote gjitashtu mbetet e parealizuar!
3-NE ZGJEDHJET E 14 MAJIT, CILI ESHTE KANDIDATI ANTI-VELIAJ ME SHANCE ME TE LARTA PER TE MARRE 50%+1 TE VOTAVE?
- Per kete mjafton te pyesni veten duke i marre kandidatet nje-per-nje.
- Sa shanc ka ROLAND BEJKO te grumbulloje 50%+1 te votave? Kur nuk ka mbeshtetje jo vetem mes socialisteve, por as edhe ne vete bazen e demokrateve? Roland Bejko mund te jete njeri i mire. Qe e mbeshtesin edhe amerikanet. Por nuk ka numra! Nje vote e jotja e hedhur per te eshte vote jo vetem e shkuar dem, por edhe ne dobi te Veliaj.
- Sa shanc ka LAJLA PERNASKA te mbledhe 50% + 1 te votave??? Mjafton sigla PDIU, nen te cilen edhe kandidon, per te thene qe shancet e saj jane 0!! Pra, cdo vote e djathte e hedhur per ish te djathen Pernaska, jo vetem eshte vote e shkuar dem, por edhe ne dobi te Veliaj!
- Sa shanc ka Marko Dajti te mbledhe 50% + 1 te votave??? Zero!! Ndaj iku dhe ky!
- Sa shanc ka ARLIND QORRI te mbledhe 50% + 1 te votave??? Vetem po mori te gjithe votat e Veliaj!!! Ndaj, iku edhe ky!
- Sa shanc ka BELIND KELLICI te mbledhe 50% + 1 te votave??? I ka shume me te medha se cdo kandidat tjeter anti-Veliaj. Pse??? Per te pakten 5 arsye:
=SE PARI, sepse numrat e mbeshtetesve te tij para zgjedhjeve kane qene dhe kane mbetur 2-3-4 here me te larta se numrat mbeshtetes per te gjithe kandidatet e tjere;
=SE DYTI, Kellici ka zhvilluar nje fushate te fuqishme, si ne planin fizik, ashtu edhe ne ate mediatiko-virtual, shume me te fuqishme se ajo e kandidateve te tjere anti-Veliaj; Madje ne terrenin e rrjeteve sociale, Kellici ka qene me i suksesshem edhe se vete Veliaj me miliona euro pushteti ne dispozicion.
=SE TRETI, Kellici ka treguar nje komunikim publik dhe angazhim te drejteperdrejte ne terren me njerzit dhe hallet e tyre, ndryshe nga kanddiatet e tjere anti-Veliaj qe shumicen e kohes e kane zhvilluar fushaten e tyre ose me deklarata neper panele televizive mbremjeve, ose permes takimeve me 2-3 veta diku!
=SE KATERTI, Kellici ofron nje model ndryshe qeverisjeje ne Bashkine e Tirane po aq sa ulerijne dhe premtojne edhe kandidate e tjere anti-Veliaj
=DHE SE PESTI, vete Rama-Veliaj baterite e tyre kryesore nuk I kane ndersyer kunder kandidateve te tjere anti-Veliaj por vetem kunder Belind Kellicit?? Pse?? Epo sepse Kellici, megjithe “paploterite” qe I kane thene se paska, shikohet nga Rama-Veliaj si rreziku kryesor i Veliaj
4-PERSE KELLICI DUHET TE JETE KANDIDATI YT O KOMBINATAS ANTI-VELIAJ?
Kellici duhet te jete kandidati i votes tende, jo vetem sepse nga te gjithe kandidatet anti-Veliaj vetem ai ka shancet per te marre 50%+1 te votave, por edhe per dy arsye te tjera totalish “Kombinatase”:
- Vetem Belind Kellici ju pergjigj fteses se GMK per takim me Kombinatasit. Kandidatet e tjere, as qe e dine ku bie Kombinati, cfare halli kane kombinatasit, cfare ka bere ketu Rama-Veliaj me termetin!!!
- Vetem Belind Kellici premtoi publikisht se do te respektoje te 10 Kerkesat e GMK qe konsistonin ne:
1-rindertim ne te njejtin vend te pallateve te shembur
2-respektim te se drejtes se prones se Kombinatasve
3-respektim te se drejtes se Kombinatasve per te banuar po aty ku kane banuar per 50, 60, 70 vite me rradhe
4-respektim per interesat dhe te drejtat e bizneseve familjare te pallateve te shembura
- Vetem Belind Kellici ka premtuar te ulet me banoret ne rast se zgjidhet Kryetar Bashkie dhe te bisedoje me banoret per zgjidhjen me te mire te gjendjes.
GMK-ja e ka beret e qarte voten e vet kunder Veliaj! Kunder njeriut:
- qe erdhi me rruspa para pallatit per ta prishur ate,
- qe shkaterroi Kombinatin,
- qe mashtroi njerzit per tju marre voten ne te gjitha zgjedhjet e kaluara
- qe nuk can koken fare nese Kombinatasit kane apo no interesat, te drejtat, deshirat e tyre
- njeriu qe ne vend te rindertoje pallatet ne te njejtin vend, ju ka rrembyer pronen, shkaterruar bizneset, dhe kerkon ti degdise Kombinatasit ne territorin me pellgaç te ish-Kombinatit Tekstil, TEC-it, dh eish-Poligonit!