15 PYETJE QE KOMBINATASIT DUHET TI KISHIN BERE VELIAJ

Dje ne mesenxher dikush me kujtonte per Letren qe GMK i ka cuar Veliaj qe ne Shkurt 2023. Me thosh:

  • “problemi qendron tej ju qe nuk keni marre asnjehere pergjigje per letrat qe keni derguar”!!!

Nje zot e di se perse problemi per letren e derguar qendron tek GMK dhe nuk qendron tek refuzimi i Veliaj per ti dhene pergjigje.

Pyetja tamam qe do bere eshte kjo:

  • Mire GMK-ja dergoi letren e vet, dhe nuk mori pergjigje, PO KOMBINATASIT, si nuk doli qofte edhe nje i vetem prej tyre, ne keto 3 vite, ti bente ndonje pyetje publike Veliaj dhe ti kerkonte sqarim ketu ne Kombinat???

Dhe pyetjet qe mund te beheshin, kishte nje dynja!!!

Veliaj shperfilli dhe refuzoi ti kthente pergjigje edhe KERKESES ZYRTARE te bere nga KONTROLLI I LARTE I SHTETIT per gjendjen ne Kombinat. Por sot qe flasim, arrogances dhe mosperfilljes se Veliaj per ti dhene pergjigje kerkeses se ketij institucioni, Kontrolli i Larte i Shtetit i eshte kunderpergjigjur me 15 PYETJE TE DETAJUARA.

Secila nga 15 pyetjet, mund te ishte bere nga cdo Kombinatas i termetit.

  1. Cfare ndertesash te vjetra & te reja preken nga Programi i Rindertimit?
  1. Si jane vleresuar demet ne Kombinat dhe nevojat e Kombinatasve ne Raportin e Vleresimit te bere?
  1. Cili ka qene permbajtja e vendimit per Planin e Detyruar per Zhvillimin e Kombinatit dhe cfare ndryshimesh i jane bere atij?
  1. Cfare roli ka luajtur Veliaj dhe Bashkia e Tiranes jo vetem ne shpalljen e zones se re per zhvillim permes VKM Nr. 80, te dates 31 Janar 2020, per edhe ne ndryshimet qe i jane bere?
  1. Sa te justifikuara kane qene Vendimet e Keshillit Bashkiak per prishjet e Pallateve bazuar ne permbajtjen e dokumentacionin qe perfshin:

5.1-Aktet e Konstatimit

5.2-Vleresimin te Institutit te Ndertimit

5.3-Ekspertizes se Thelluar,

5.4-Preventivin e Riparimit,

5.5-Preventimin e Ndertimit nga e Para,

5.6-Shkresat percjellese,

5.7=Oponencen teknike te Institutit te Ndertimit?

  1. Cila eshte permbajtja e Memo-ve te Drejtorise se Objekteve ne Bashkepronesi dhe Emergjencave Civile dhe te Kryetari Bashkise drejtuar Keshillit Bashkiak?
  1. Cilat jane Relacionet dhe Projekt-Vendimet qe i jane paraqitur Keshillit Bashkiak per ti miratuar?
  1. Cila ka qene Kostoja e Shpronesimit per pallatet e demtuara?
  1. Cili eshte numri i aplikimeve dhe numrin i familjeve te prekur nga termeti qe permban DataBase per Kombinatin?
  1. Cilet jane Kombinatasit:

10.1=qe kane perfituar Grantet e Rindertimit sipas grupeve DS1-DS3??

10.2=qe kane perfituar bonuse qiraje?

10.3=qe kane perfituar per riparim apartamenti?

10.4=qe kane perfituar per riparim pallati?

  1. Cili ka qene Kontributi i Bashkise per rindertimin?

11.1=ka qene kontribut ne natyre?

11.2=ka qene kontribut me sende/materiale ndertimore?

11.3=ka qene kontribut me pune?

11.4=ka qene kontribut me sherbime?

  1. Cili ka qene kontributi I Bashkise se Tiranes dhe si eshte perllogaritur e vleres financiare e kontributeve ne natyre qe Bashkia e Tiranes i ka vene ne dispozicion kompanive te ndertimit te pallateve te reja??
  1. Cilat kane qene Kontratat e Bashkise se Tiranes me studiot qe kane kryer akt-ekspertizat e thelluara?
  1. Cfare ka vendosur Gjykata Administrative per 6 VKB qe kane te bejne me pallatet 105, 106, 107, 117, 121, 157?
  1. Cfare marredhenies ka vendosur Bashkia e Tiranes me Firmat e Ndertimit te Pallateve te Reja nga pikepamja e:

15.1=Cilat jane Troje te vetat qe Bashkia e Tiranes I ka vene ne dispozicion te kompanive te ndertimit?

15.2=Cilat jane Siperfaqet qe Bashkia Tiranes ka perfituar nga Pallatet e reja?

15.3=Cia eshte permbajtja e kontratave te bera mes Bashkise se Tiranes dhe Firmave Ndertuese?

Ne mbyllje, tre gjera per ta mbyllur edhe per sot:

Se pari, Cdonjeren prej pyetjeve mund ta bente cdo Kombinatas. Por nuk e ka bere asnjeri!!

Se dyti, Ti kerkosh llogari pushtetarit, sidomos atij qe ka marre vendim, dhe vendim me impkat negativ direkt mbi ty si qytetar, eshte alfa e demokracise. Nese individi nuk beson, dhe as nuk i shkon ne mend te kerkuarit e llogarise pushtetarit – Rames, Veliaj, e kujtdo, ky individ, jo vetem qe nuk ka lidhje me demokracine, mireqeverisjen, dhe te drejtat dhe lirite politike dhe civile, por ketij individi i duhet hequr edhe e drejta e votes!! Ne Kombinat, ideja e te kerkuarit llogari Rames dhe veliaj per bemat e tyre me termetin, eshte quajtur “marrrje me politike”, “politizim”, “herezi”!!!

Se treti, Pushtetari dhe Vendim-marresi qe kane marre vendim dhe kane zbatuar politika kunder interesit tend si qytetar dhe komunitet, ndeshkohen ne 2 menyra: 1) juridikisht ndeshkohen ne Gjykate; 2) Politikisht, ndeshkohen me vote duke ju hequr autoritetin qe marrin nga vota e popullit. Ne Kombinat, fatkeqesisht, vetem nje numer banoresh e shohion dhe kuptojne keshtu marredhenien e tyre me Ramen dhe Veliaj,. Shumica, duket se perfaqeson “njeriun e ri” te Enver Hoxhes. Qe i ka mbetur sahati tek pritja e gjithshkaje ta beje nena parti, tek frika per te folur dhe dukur publikisht, tek militantizmi partiak, dhe tek “marrja me te mire” e ujkut te rradhes!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *