Fotot jane tek rreth rrotullimi i Yzberishtit. Aty ku mbaron Bulevardi i ri, qe vjen nga Astiri. Bulevardi ka 2 karrexhata nga 11 metra secila, me tre korsi.
Sic tregon Tabela ne nje nga fotot, Veliaj po “investon” per “rehabilitimin” e “rruges” nga rreth-rrotullimi deri tek porta e ish Fabrikes se Qelqit.
Ju kujtohet reklama qe Rama-Veliaj ju benin Kombinatasve per “Kombin-Artin” qe pervec pallateve, do kishte institucione, parqe, fusha, njesi sherbimi, universitet dhe??? RRUGE!!!
- A eshte “investimi” qe po ben Veliaj ne segmentin pergjate murit te ish Fabrikes se Qelqit “mbajtje e fjales”???
- A zgjidh ky investim problemet e trafikut te tmershem qe mban sot rruga tradicionale qe te shpie ne Kombinat???
Investimi i Veliaj eshte pseudo-investim dhe sa per te lare gojen per 2 arsye te mira.
- Se pari, kur Veliaj thote se po “rehabiliton” segmentin nga rreth rrotullimi deri tek porta e Fabrikes se Qelqit kjo eshte genjeshter. Sepse ai segment, per cdo Kombinatas te vjeter, nuk ka qene asnjehere rruge ne kuptimin e mirefillte te fjales. Me e shumta qe ka qene ai segment, ka qene nje shteg i gjere. Kaq!! Pergjate 30 viteve ne te dy anet u ndertuan ca shtepi te investuara e ca sa per te futur koken, por shtegu mbeti goxha i gjere. Shpesh, per te shmangur trafiku, rene shkurt, e dale shpejt tek “rruga me gunga” shofere te ndryshem i binin andej. Keshtuqe nuk mund te thuash “po rehabilitoj” rrugen kur ne ate segment nuk ka patur rruge!!
- Se dyti, “investimi” qe po ben Veliaj ne kete segment eshte pseudo-investim. Nese ai segment eshte per tu bere rruge, dobia e investimit nuk eshte nje rruge 9 metroshe qe po behet aty por vazhdimi ne kete segment u Bulevardit te ri qe vjen nga Astiri me te njejten gjeresi dhe numer korsish.
Kombinati ka nevoje per nje rruge alternative per te shkuar me Kombinat. Sidomos ne kushtet kur rruga e vetme aktuale eshte tmerresisht e ngarkuar, merr minuta te tera per hyre apo dale nga Kombinati, shpesh bllokohet, dhe ajri eshte i ndotur nga gazrat qe leshojne makinat!!
Segmenti qe Veliaj ka firmosur per 9 metra gjeresi, i ka te gjitha mundesite te behet vazhdim i Bulevardit te ri sepse ka te gjithe haptesiren e nevojshme per tu bere bulevard.
Si bulevard ai do motivonte perdorimin e tij si arterie alternative per te shkuar ne apo dale nga Kombinati dhe do te ndihmonte ne uljen e densitetit te mjeteve qe perdorin rrugen aktuale.
Si rruge e ngushte, ajo do perfundoje ne nje rruge me shume per njerzit per te parkuar makinat e tyre ne te dy anet e saj dhe nuk ka per te arritur asnjehere te “shkarkoje” nje pjese te trafikut qe mban rruga aktuale.
Nese ai segment nuk po behet vazhdim i Bulevardit por nje palo rruge, kjo eshte fiks pasqyre e mendesise se Veliaj per te mos bere ate qe duhet por ate qe i intereson; per te mos investuar parate aty ku duhet realisht por per ti shperdoruar ato ne afera klienteliste si puna e inceneratorit!!!




