Propaganda e Bashkises se Tiranes per rindertimin ne Kombinat

Propaganda e Bashkisë Tiranë e ka përdorur proçesin e rindërtimit në Kombinat më shumë për çështje politike në favor të saj duke bërë sajesa nga më të ndryshmet sesa për të zgjidhur hallin e banorëve të cilët enden prej dy vitesh me plaçka nëpër rrugë si “çifutët në shkretëtirë”.

Ndaj dhe lindi ideja e “Grupimi për Kombinatin”.

E krijuar nga banorët e prekur nga proçesi i rindërtimit në funksion të informimit dhe sqarimit për banorët dhe bizneset e prekur nga tërmeti pallatet e të cilëve pritet të merret një vendim, ose është marrë vendimi nga Bashkia Tiranë për shëmbje.

Proçesi i rindërtimit në Kombinat siç po duket do zgjasi shumë, kjo për shkak se Bashkia Tiranë nuk ka filluar të ndërtoje ende, por i intereson më shumë të prishi për të liruar tokën për “ATA” që të ndërtojnë kulla në të cilat kurrsesi nuk do të jetojmë NE.

Për ta ndaluar këtë farsë duhet BASHKIM

Të ndihmojmë njëri-tjetrin duke ndarë eksperienca dhe informacione.

“Nëse Lufta fillohet me gënjeshtra, ajo mund të ndalet vetëm nga e vërteta.”