Per Kombinatasin Bekim Bruka

Bekimi eshte nje Kombinatas qe ka bere shkollen tek Myslym Keta dhe sot, ai eshte student ne Amerike, ne Columbia University, nje nder 10 universitetet me te mira jo vetem ne USA por edhe ne Bote.

Bekimi studion per Shkenca Politike. Nje nga profesoret qe i jep mesim eshte shqiptar, Elidor Mehilli qe ka shkruar edhe nje liber “Nga Stalini tek Mao, Shqiperia dhe Socializm”.

Bekimi desheron te beje nje prezantim ne Universitet SPECIFIKISHT PER KOMBINATIN. Ne menyre qe ta realizoje kete, atij i duhet te intervistoje disa Kombinatas te gjeneratave te viteve 50-60, apo 60-70.

Prandaj GMK, po poston ketu 2 gjera:

  1. Thirrjen per cdo Kombinatas qe desheron te flase per Kombinatin – PRA: cilido qe mund te ndihmoje Bekimin thjesht te shprehe gatishmerine dhe Bekimi do ta kontaktoje menjehere
  2. Pyetjet qe Bekimi desheron te kete pergjigje – PRA: jane 13 pyetje pak a shume, por cdo person nuk eshte e thene te jape pergjigje per te gjitha pyetjet; sikur 5-6 pyetje tu jepej pergjigje, besoj se do te ishte ndihme per Bekimin!!!

ATEHERE: PYETJET E BEEKIMIT JANE

  1. Cili ka qene profesioni juaj ne Kombinat? Cfare perfshinte nje dite pune per shembull?
  2. Cilat kane qene metodat qe sistemi perdorte per te motivuar produktivitetin, punen tek ju? Cfare kerkonit ju nga Kombinati, nga jeta ne Kombinat? Cilat ishin synimet tuaja?
  3. Cilat kane qene medaljet e nderit qe merrnin punetoret ne ate kohe, dhe a keni ju ndonje histori rreth tyre, per shembull ndonje medalje qe keni marre ju, ndonje punetor tjeter, ndonje mik apo I afermi juaj?
  4. Ku jetonin punetoret ne fillim? Si ishin kushtet e jeteses?
  5. Ju ose familja juaj, kur ka ardhur ne Kombinat dhe nga cila zone? A mund te me flisni pak per tranzicionin e jetes tuaj nga zona e origjines ne Kombinat?
  6. Per ata qe kane lindur aty: A mund te shtjelloni pak per perditshmerine ne Kombinat ne ato kohe, cfare aktivitetesh zhvillonit, sociale, kulturore, politike, ku punonit, etj?
  7. A ju kujtohen ekspertet nga Bashkimi Sovjetik? Cila ka qene eksperienca juaj me ta? Cilat kane qene veshtiresite e para, ndoshta tuajat personalisht pas largimit to Bashkimit Sovjetik nga Shqiperia?
  8. Si e pate ne aspektin personal ardhjen e Kinezeve ne Shqiperi, dhe sa te angazhuar asokohe ishin ata ne Kombinat?
  9. A ka patur ndonjehere mungese te krahut punetor, por edhe mungese te mjeteve me te cilat ju punonit ne Kombinat, sidomos ne fillimet e veta?
  10. Cilat kane qene kenaqesite tuaja te perditshme ne pune ne Kombinat, domethene cfare konsideronit dicka qe ju pelqente nga perditshmeria e jetes ne Kombinat? Nga ana tjeter cilat kane qene veshtiresite tuaja?
  11. Cila ka qene fryma ne ate kohe, ose perceptimi juaj per fushaten e ndertimit te socializmit nepermjet Kombinatit, pra luftes ndaj prapambetjes sic konsiderohej? A kishte krenari nga banoret e Kombinatit, ose nga ana juaj, qe fushata per modernizmin e Shqiperise niste nga Kombinati? Shume studies e kane theksuar kete gje, qe sistemi e pa Kombinatin si pikenisje te modernizimit te vendit.
  12. Cfare perceptonit ju, qe ishte ndryshe mes jush dhe pjeses tjeter te Tiranes, ose pjeses tjeter te Shqiperise?
  13. Cfare aktivititetesh apo angazhimesh kishit ose benit ne shkolle gjate jetes ne Kombinat?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *