E verteta e dyte e hidhur qe tregoi 14 Maji ishte se ne Kombinat, 60% E PJESEMARRESVE VOTUAN PER RAMA-VELIAJ, POR AJO E KOMBINATASVE TE TERMETIT SHKOI DERI 70%!!!!
Pra, ne Kombinat, nese ne 100 veta me te drejte vote votuan vetem 38 veta, 23 prej tyre votuan per Veliaj!
Por ne zonat e pallateve te demtuara nga termeti, shifra “mesatare” e njerzve qe votuan per Veliaj ne te vertete eshte me e larte. Ne 8 zona te Kombinatit ku Rama-Veliaj, ose i rrafshuan pallatet ose kane marre vendime per ti rrafshuar ne te ardhmen dhe i kane paralajmeruar banoret e tyre, mbeshtetja per Veliaj ka qene deri ne 70%!!! Hata fare!!!
Ne zonat 1859, 1860, ku Veliaj rrafshoi pallatet ne mase, njerzit me sa duket e kane lene jeten e tyre ne doren e Veliaj.
- 70.32% e atyre qe moren pjese, VOTUAN PRO VELIAJ tek BLLOKU I PALLATIT 146 (QV=1860).
Pra, tek blloku ku Rama-Veliaj prishen Pallatin 163, kane lene Pallatin 164 as mish as peshk, dhe Pallati X vazhdon te mbetet i palegalizuar, ne 374 veta qe shkuan e votuan, 263 veta votuan per Veliaj.
Ketu mund te kete edhe filma me listat e votuesve. Une vete dhe familja ime, duhej te ishim votues te QV 1860, qe i takon Blloku te Pallatit 146. Ne fakt, ne na kishin spostuar tek QV 1865!! Sidoqofte! Sado filma te kene bere Veliaj me listat nuk eshte kjo ceshtja. Ceshtja eshte pyetja:
- 62.60% e atyre qe moren pjese VOTUAN PER VELIAJ tek BLLOKU KU U PRISHEN 16 PALLATE (QV=1859)
Ne kete bllok, qe kishte ne qender Pallatin 160, megjithe masakren qe Rama-Veliaj bene, 181 veta votuan per Veliajn.
Ne rastet e banoreve te ketyre dy blloqeve pyetje qe nuk ka zot ti jape pergjigje eshte nje dhe vetem nje:
- Si mund te marre Veliaj 63%-70% te votave ne nje zone ku ka 4 vjet qe ka genjyer banoret e pallateve te shembura dhe per me teper, shume prej tyre i ka edhe skualifikuar nga te qenurit perfitues?
Por Veliaj mori mbi 60% te votave edhe ne ato zona ku ende nuk ka prishur ndonje pallat, por vendimet i ka marre dhe madje edhe ka paralajmeruar banoret per prishjen e pallateve te tyre ne te ardhmen. Per Veliaj votuan:
- 436 vete ose 66.87% tek zona (QV=1869) nga Shkolla Musine Kokalari deri lart tek shtepite 2-kateshe ne kodrine.
- 392 vete ose 66.55% tek zona (QV=1868) nga Bar Eklipsi deri tek Posta e Policise.
- 246 vete ose 62.60% tek zona (QV=1858) qe ka ne mes Shkollen Myslym Keta.
- 445 vete ose 61.81% tek zona (QV=1872) qe perfshin Pallatin e Postes 159, pazarin, Pallatin 136 tek Rruga e Qelqit
- 266 vete ose 61.72% tek zona (QV=1865) qe perfshin Lulishten pergjate Petraq Lekes, shtepite perballe Supermarket Diambe dhe shtepite rreth Gastranomit.
- 475 vete ose 59.01% tek zona (QV=1873) qe perfshin zonen e pupuliteve nga Rruga e Qelqit deri ne Hyrje te Kombinatit.
Keto shifra konfirmojne faktin e hidhur se ne “demokracine shqiptare”, votuesi nuk eshte ai tipi qe shohim te votoje ne demokracite e tjera ne perendim. Ose qofte edhe ne Greqi xhanem!!! Ne Shqiperi, “votuesi” vazhdon te jete ne mase “njeriu i ri” i Enver Hoxhes. Qe cdo gje e pret nga Nena Parti! Qe nuk guxon ti kerkoje udheheqesit gabim! Qe vetem per te qene udheheqesi ne pushtet, eshte gati te haje bar, te sakrifikoje prone, shtepi, e katandi!!!