Eshte Dhjetor, prag Viti te Ri!!! Kesisoj, njerzit perpiqen ta topisin, sadopak, mendjen e tyre, me idene ngazelluese te vitit te ri!!!
Por i le dot Veliaj Kombinatasit ti gezohen sadopak idese dhe atmosferes se Vitit te Ri?
Pergjigjen e dine mire nja 50 Kombinatas! Te cilet, diteve te ketij Dhjetori, kane marre nje telefonate nga MiniBashkia e Kombinatit:
Alo??
Pershendetje!!!!
Kemi nje leter per ty nga Bashkia e Tiranes.
Eja ta marresh ne zyrat e Protokollit ketu tek Mini-Bashkia!!
Dhe qe kur kane shkuar dhe jane “paraqitur” tek Protokolli, iu eshte dhene nje leter si kjo me poshte. Ne te cilat, “arsyet” justifikuese mund te jene te ndryshme, rast-pas-rasti!! Por ama, kane patur te perbashket nje gje: Mandaten e perjashtimit nga te qenurit perfitues nga Programi i Rindertimit!!!
Sot po flas per nja ca 50 Kombinatas!!
Por letra te tilla, Veliaj ka muaj qe po ju con Kombinatasve!!!
Dhe numri i Kombinatasve qe Veliaj po i perjashtion nga te qenurit perfitues bonusi apo apartamenti nga Programi i Rindertimit, eshte rritur aq shume, saqe secili prej jush qe lexoni keto rradhe mund te thoni pa frike:
Qe deri ne 2025, Bashkia e Tiranes e Erjon Veliaj, do ti kete perjashtuar 90% te Kombinatasve qe perfshiu ne lista ne fillimet e para te procesit te rregjistrimit fill pas termetit!!!
Dhe ne diten kur te vije momenti i “strehimit” te Kombinatasve te “demtuar” nga termeti ne apartamentet “e reja” sociale, Rama-Veliaj nuk do thone qe perjashtuam 90% te banoreve por do te thone “e mbajtem premtimin!!
I strehuam qe te gjithe Kombinatasit qe ua prishem pallatet”!!
-Jo vetem i strehuam, por edhe ju dhame edhe aq aparatamente sa ishin kurora brenda apartamenteve qe kishin!!!!
-Jo vetem i strehuam, por edhe ju dhame apartamente te reja edhe atyre qe kishin prone tjeter;
-Jo vetem i strehuam, por edhe ju dhame apartamente, pavaresisht nese ishin te rinje apo pleq ne moshe, jetonin brenda apo jashte Shqiperise, votuan per Ramen dhe Veliajn apo per PD, ishin patronazhiste rilindas apo militante te berishes!!!
Dokumenti me poshte, pervec analfabetizmi dhe gabime drejtshkrimore, tregon edhe mungese transparence dhe logjike!!!
Problemi 1:
Letra permend “Ligjin per te Drejten e Informimit”!! Por pa provo njehere ti kerkosh informacion dhe transparence Veliaj bazuar ne kete ligj??? Do marresh si pergjigje vetem heshtje dhe refuzim!!! Kur Veliaj guxoi te mos i pergjigjet me informacion kerkeses qe i beri Kontrolli i Larte i Shtetit, e imagjinoni sa mund ti jape Veliaj informacion nje qytetari te thjeshte? Sidomos nje banori te Kombinatiti????
Problemi 2:
Letra permend “procese vendim-marrese” dhe “lista emerore” si produkt i proceseve vendim-marrese. E fsheh mandaten qe i jep banorit permes “strukturave”, “proceseve”, “ligjeve me nuemera specifike” por ajo qe i mungon, fshesh, dhe nuk tregon, eshte transparenca se si kane “punuar” dhe arritur ne “vendime” Veliaj dhe qehajajte e tij ne Bashkine Qendrore apo ne MiniBashkine e Kombinatit.
Problemi 3:
Justifikimi i vendimit, me nje rresht, qe permban gjoja “fakte” eshte treguesi me i mire jo vetem i problemeve me logjiken, por edhe i paturpesise qe karakterizon Bashkine e Tiranes dhe rilindasit e Rames dhe Veliaj qe punojne aty. Pa folur pastaj per Ramen dhe Veliaj. Qe kur i benin zbor Flamurit tek lokali i vet, bashke me Arben Ahmetajn dhe Belinda Ballukun i cirreshin “sa kurora ke, aq aparatamente te reja do marresh!!!”
Problemi 4:
Eja ankohu te thone!!! Ta mbyllin letren edhe me “Ju faleminderit”. Por ne fakt as qe duan tja dine per ankesen e qytetarit! Sepse e verteta eshte qe ne momentin qe Veliaj e ka mbledhur mendjen top te perjashtoje sa me shume qe te jete e mundur Kombinatas nga programi i Rindertimit, pra sa kohe qe ka vendosur te beje ate qe ka ne plan, per ta realizuar kete gje, Veliaj dhe njerzit e tij jo vetem qe nuk e vrasin mendjen te respektojne te verteten por edhe i perdredhin faktet si tju doje qejfi atyre. I perdorin faktet pra, sa per te paraqitur nje justifikim sa per sy e faqe para banorit!!!
Keto jane 4 probleme me letren0mandate qe Veliaj ju dergon banoreve!! Por problemi me i madh nuk eshte ajo qe ben apo nuk ben Veliaj!! Problemi me i madh jane banoret!! Te cilet, deri sa ju vjen “mandata” nuk ndihen!! Kur ju vjen pastaj mandata, qahen, por kujt i qahen??? Prape Erjon Veliajt i qahen!!! Ky qarramanllek eshte pra problemi i Kombinatasve por edhe i shume qytetareve te tjere te Tiranes dhe Shqiperise.
Nje nder frazat lapidare te Presidentit Amerikan John Kennedy, ne fjalen e inagurimit te tij si president, eshte thirrja qe ai ju drejtoi amerikaneve:
“Prandaj te dashur bashkeqytetare te mi amerikane, MOS PYESNI CFARE DO TE BEJE AMERIKA PER TY, por pyet veten CFARE DO TE BESH TI PER AMERIKEN TENDE!!!
Ne kontekstin shqiptar, kjo fraze eshte e pamundur ta gjesh te aplikohet. Sepse realiteti yne shqiptar nuk dominohet nga mendesia cfare mund te beje shqiptari si individ per shoqerine!!! Jeta jone shqiptare dominohet nga pritshmeria e shqiptarit qe te gjithe hallet dhe problemet e tij te vij dikush nga lart tja zgjidhe!! Dhe qe pergjithesisht ky “dikush”, ne mendjen e shqiptarit barazohet me “shtetin”, me :pushtetarin” e radhes!!!
Ndaj kuptohet perse ne perfundojme kaq kollaj ne situata qeverisjese abuzive dac ne nivel qendror, dac ne nivel lokal!!!
Kur pushtetari e merr qyl voten!!
Kur qytetari mendon se nuk mund te beje dot gje per veten!!
Kur qytetari mendon se nuk eshte puna e tij te ngrihet per kauza pertej interesit te tij te ngushte, per kauza te shoqerise!!
Doemos!!!
Ketu do te mberrijme!!
Do mberrijme tek perballja me pusulla te paturpshme!!!